Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 13:44
Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka zgjedhur në raundin e tretë kryesuesin e ri, Fehmi Kupina, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me 22 vota për kandidati i pavarur, Kupina tashmë është rizgjedhur për herë të dytë kryesues i këtij kuvendi.

Ndryshe, muaj më parë asamblistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë e patën shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit.

(Kosova Sot Online)