Tabelat e vendbanimeve në veri vendosen në shqip e serbisht

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 14:50
Tabelat e vendbanimeve në veri vendosen në shqip e serbisht

Për t’u vendosur shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë, në veri të Kosovës janë hequr tabelat e vendbanimeve të shkruara në gjuhën serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje të postuar në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Hiqen shenjat serbe vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë”, thuhet në postimin e VV-së.

Deri më tani, në vendbanimet e komunave veriore, tabelat njoftuese kanë qenë vetëm në gjuhën serbe, dhe atë në alfabetin cirilik dhe atë latin.

 

(Kosova Sot Online)