23-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 15:05
 23-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Gjepalaj të Shijakut përcjell “Kosova Sot Online”.

Një 76-vjeçare është përplasur për vdekje me makinë nga një 23-vjeçar.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur kur 23-vjeçari ka qenë duke dalë nga banesa e tij me makinë.

Ai ka përplasur me makinë këmbësoren, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)