SHBA sanksionon dy subjekte që po e pengojnë paqen me Palestinën

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 16:09
SHBA sanksionon dy subjekte që po e pengojnë paqen me Palestinën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë vendosur sanksione për individë dhe subjekte nga Izraeli. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka thënë e këtë vendim po e marrin si tregim i përkushtimit për paqen dhe sigurinë mes Palestinës dhe Izraelit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim tutje thuhet se SHBA do të përdor të gjitha mjetet për të parandaluar dhunën ekstremiste kundër civilëve në Bregun Perëndimor.

“Sanksionet e sotme ndaj individëve dhe subjekteve izraelite demonstrojnë përkushtimin tonë për paqen dhe sigurinë për palestinezët dhe izraelitët njësoj. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të parandaluar dhunën ekstremiste kundër civilëve në Bregun Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Thesarit i SHBA ka sanksionuar ty subjekte, Moshes Farm dhe Zvis Farm, si dhe tre shtetas izraelitë.

(Kosova Sot Online)