PE dënon situatën katastrofike humanitare në Gaza

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 17:16
PE dënon situatën katastrofike humanitare në Gaza

Parlamenti Evropian ka votuar një rezolutë që dënon situatën katastrofike humanitare në Gaza, duke përfshirë rrezikun e urisë së afërt, thuhet në një deklaratë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rezoluta u hodh në votim pas një debati të mërkurën.

Deklarata tha se anëtarët e parlamentit do t’i bëjnë thirrje Izraelit që të hapë të gjitha pikat e kalimit në Gaza për ndihmë humanitare dhe t’u bëjë thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj civilëve që kërkojnë ndihmë.

(Kosova Sot Online)