Takimi Kurti-Escobar në ndërtesën e Qeverisë po vazhdon

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 17:19
Takimi Kurti-Escobar në ndërtesën e Qeverisë po vazhdon

Raportohet se po vazhdon ende takimi në mes të emisarit amerikan, Gabriel Escobar, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës po vazhdon ende.

Ka më shumë se një orë e gjysmë që ky takim ka nisur, e ku pjesë është edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Temat kryesore të takimit, siç ka paralajmëruar Gabriel Escobar janë dinari serb dhe kthimi në binarë i dialogut përmes implementimit të marrëveshjeve dhe obligimeve të marra nga palët.


(Kosova Sot Online)