Kurti: Escobarin e informova lidhur me hapat që ka ndërmarrë qeveria

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 22:00
Kurti: Escobarin e informova lidhur me hapat që ka ndërmarrë qeveria

Për takimin me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, është deklaruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në platformën ‘X’ falënderoi Escobarin për angazhimin dhe mbështetjen e ShBA-së, ndërsa shtoi se ekziston nevoja që t’i kërkohet llogari Serbisë për sulmin në Banjskë.

Ai shtoi, se e ka informuar Escobarin lidhur me hapat që ka ndërmarrë qeveria për çështjen e dinarit.

“Fantastike të takohesh me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e ShBA-së dhe nevojën që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin e Banjskës. Gjithashtu e informova për hapat që ka ndërmarrë qeveria dhe gatishmërinë për të mirëpritur sugjerimet”, shkroi Kurti.

(Kosova Sot Online)