Gërvalla: Ledhatimi i Serbisë po vazhdon nga bashkësia ndërkombëtare

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 22:35
Gërvalla: Ledhatimi i Serbisë po vazhdon nga bashkësia ndërkombëtare

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur sërish për qasjen e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë, pas sulmit terrorist në Banjskë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gërvalla tha se ledhatimi i Serbisë po vazhdon nga bashkësia ndërkombëtare, e madje ka një ledhatim të dukshëm të Vuçiqit.

“Edhe pse nuk heziton madje edhe të sulmojë me paramilitarë fqinjët e tij, prapëseprapë ka një lloj hezitimi për ta ballafaquar me pasojat e veprimeve të tilla”, tha Gërvalla.

(Kosova Sot Online)