Kuvendi sot bashkon të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 07:50
Kuvendi sot bashkon të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme

Grupi Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mbajë një seancë ndryshe nga ato atë të zakonshmet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo seancë shënjuese do të bashkojë të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.

Seanca mbahet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)