Serwer mbështet teorinë e Vogel: ShBA-ja dhe BE-ja s’kanë arsye të zhgënjehen me Kurtin

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 07:56
Serwer mbështet teorinë e Vogel: ShBA-ja dhe BE-ja s’kanë arsye të zhgënjehen me Kurtin

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli, ka hedhur kritika ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e sulmit terrorist në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.

Në një shkrim në platformën sociale “X”, Vogel theksoi se SHBA-a dhe BE-ja, janë duke e fshehur nën qilim rastin “Banjska”, për të vazhduar biznesin si zakonisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Këtë thotë Vogel e tregon ambasadori i BE-së në Kosovë.

“Nëse dikush kishte dyshime se SHBA-ja dhe BE-ja po bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta rrëshqitur Banjskën nën qilim dhe për të ndjekur biznesin si zakonisht me Vuçiqin, ja ambasadori i BE-së në Kosovë, përveçse e shpreh atë”, shkroi ai.

Me këtë mendim është pajtuar edhe eksperti amerikan, Daniel Serwer.

Duke komentuar në postimin e ekspertit evropian, Vogel, ai tha se mendimi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë arsye të zhgënjehen me kryeministrin Kurti, por ai nuk ka arsye të zhgënjehet me ta, është qesharake.

Kjo pasi, sipas tij, tani më shumë se kurrë është koha për një ndryshim në negociatorët.

“Ekipi aktual nuk ka arritur të krijojë as besim të ndërsjellë elementar në Prishtinë”, shprehet Serwer.

(Kosova Sot Online)