Hill: Escobari në Kosovë dërgoi mesazhe mjaft të mprehta dhe të qarta lidershipit kosovar

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 08:22
Hill:  Escobari në Kosovë dërgoi mesazhe mjaft të mprehta dhe të qarta lidershipit kosovar

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka reaguar pas takimeve që emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka zhvilluar në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hill tha se Escobari në Kosovë dërgoi mesazhe mjaft të mprehta dhe të qarta lidershipit kosovar.

Hill tha se me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe duhet të zgjidhen të gjitha problemet e tjera, si strukturat paralele apo përdorimi i dinarit, duke theksuar se çështja është se kur do të formohet, e jo nëse do të ndodhë.

“Ky është një problem i madh për momentin. Megjithatë, ajo që është ngushëlluese është se të gjithë e kuptojnë se është e nevojshme të zgjidhet ky problem. Negociatori amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ishte në Kosovë dhe i dërgoi mesazhe mjaft të mprehta dhe të qarta lidershipit kosovar. Duhet të zgjidhen disa probleme dhe çështja e heqjes së dinarit është më e freskëta dhe ndoshta më e vështira. Megjithatë, çështja themelore që duhet të zgjidhet dhe për të cilën tashmë është rënë dakord në të kaluarën është Asociacioni i Komunave Serbe. Me themelimin e atij komuniteti duhet të zgjidhen të gjitha problemet tjera si strukturat paralele apo përdorimi i dinarëve. Pyetja është vetëm kur, jo nëse do të ndodhë. Logjika është shumë e qartë, të dyja palët tashmë kanë rënë dakord për këtë, kjo është ajo që dëshiron BE-ja dhe do të realizohet. Shpresoj se do të bëhet diçka për këtë”, tha Hill.

(Kosova Sot Online)