Manastiri i Deçanit njofton për vizitën e Escobar: Ishte një mundësi e rëndësishme

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 08:34
Manastiri i Deçanit njofton për vizitën e Escobar:  Ishte një mundësi e rëndësishme

Qeveria e Kosovës në krye me Kryeministrin Albin Kurti ka urdhëruar Kadastrin që t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, një ditë më vonë në Manastirin e Deçanit shkoi për vizitë Emisari Gabriel Escobar, i cili qëlloi në Kosovë kur u mor ky vendim.

Manastiri kanë njoftuar për vizitën e Escobarit.

“Ipeshkvi Teodosije dhe igumeni i Deçanit A. Sava, mirëpritën Zëvendës Ndihmës Sekretarin z. Escobar. Ishte një mundësi e rëndësishme për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballet Kisha #Ortodokse #Serbe dhe komuniteti serb i Kosovës. I jemi mirënjohës ZNS Escobar dhe Ambasadorit Hovenier për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre të vazhdueshëm” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)