Ndërron jetë një burrë në QKUK, ishte në koma që nga nëntori i vitit të kaluar si pasojë e një aksidenti

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 09:38
Ndërron jetë një burrë në QKUK, ishte në koma që nga nëntori i vitit të kaluar si pasojë e një aksidenti

Një person ka ndërruar jetë dje në QKUK, pasi ishte duke u trajtuar në koma që nga nëntori i vitit të kaluar si pasojë e një aksidenti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Malishevë 14.11.2023-17::50. Me 14.03.2024 është raportuar se, viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar, dhe në gjendje kome si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)