“Sukseset e Kosovës, suksese të përbashkëta me SHBA-në”, Kurti e falënderon Escobarin për kontributin e tij

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 10:17
“Sukseset e Kosovës, suksese të përbashkëta me SHBA-në”, Kurti e falënderon Escobarin për kontributin e tij

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin që pati dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasadorin Jeffery Hovenier, përcjell “Kosova Sot Online”.

ZKM thotë se duke kujtuar takimin e fundit që kishin së bashku nga tetori i vitit të kaluar, kryeministri e falënderoi Escobar për vizitën dhe foli për zhvillimet që kanë shënuar këta pesë muaj.

“Kryeministri e falënderoi Escobar për rolin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tha se sukseset e Kosovës dhe të popullit të saj janë suksese të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)