KQZ-ja gjobit me 4 mijë euro tri subjekte politike

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 11:53
KQZ-ja gjobit me 4 mijë euro tri subjekte politike

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është diskutuar për raportet financiare të partive politike për vitin 2023, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tri parti janë gjobitur me nga katër mijë euro secila për arsye të mos dërgimit të raportit, që KQZ-ja i ka kërkuar.

“Ekolëvizja e gjelbër, Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, zyra ka shqiptuar gjobë për secilën parti nga 4000 mijë euro për secilën”.

(Kosova Sot Online)