Mbi 1300 gjoba shqiptoi Policia në rajonin e Gjilanit për një javë

  • S.A /
  • 15 March 2024 - 12:12
Mbi 1300 gjoba shqiptoi Policia në rajonin e Gjilanit për një javë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan për një periudhë njëjavore ka gjobitur 1386 persona, që kanë thyer rregullat e trafikut, transmeton "Kosova Sot Online ".

Përveç kësaj, gjatë aktiviteteve të realizuara në zonën e shtatë komunave kanë shqiptuar 124 gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon te të gjithë ngasësit të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik”, thuhet në njoftim. Njoftimi i plotë nga Policia:

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 08.03.2024-14.03.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar një mijë e treqind e tetëdhjetë e gjashtë (1386) gjoba për kundërvajtësit, të cilët kanë rënë ndesh me Ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarrë aktivitete edhe në:

• Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për gjashtëmbëdhjetë (16) ngasës,

Gjithashtu Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Rripi i sigurisë” ka shqiptuar njëqind e njëzet e katër (124) gjoba, gjoba këto për mospërdorim të rripit të sigurisë për shoferët dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet konform Ligjit për rregullat në trafikun rrugor.

(Kosova Sot Online )