AAK-ja me më shumë të hyra se shpenzime në 2023

  • S.A /
  • 15 March 2024 - 12:23
AAK-ja me më shumë të hyra se shpenzime në 2023

Aleanca për Ardhmërinë  Kosovës  e ka mbyllur vitin 2023,  me pasuri afatgjate mbi 6 mijë euro.

Këtu përfshihet vlera e tokave, objekteve dhe pajisjeve që i posedon kjo parti politike, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndërkaq për sa i përket pasurive afatshkurta, në raportin financiar të kësaj partie thuhet se i kanë gjithsej 31.685.81 euro. Këtu përfshihen paraja dhe ekuivalentët e parasë.

AAK-ja ka paraqitur edhe detyrimet afatgjata dhe afatshkurtra në këtë raport.

Për sa i përket detyrimeve afatgjata, AAK-ja ka gjithsej 6.074.17 euro borxhe.

Ndërkaq, tek detyrimet afatshkurtra, AAK-ja ka deklaruar 297.672.74 euro.

(Kosova Sot Online )