Prizren: Një person gjen një kuletë me mbi 500 euro, ky është veprimi që bëri

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 13:27
Prizren: Një person gjen një kuletë me mbi 500 euro, ky është veprimi që bëri

Një qytetar nga Prizreni ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 eurove, 6100 lekë shqiptare, para metalike prej një dollari amerikan, si dhe dokumente personale si letërnjoftimin dhe patentë shoferi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren, ka njoftuar Policia.

“Personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D., nga Republika e Shqipërisë. Pranim-dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka falënderuar qytetarin A.P. për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.

(Kosova Sot Online)