Peci ia 'merr' zyrat e AAK-së Ramush Haradinajt: Më në fund i janë kthyer ministrisë 600 metra katrorë

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 15:11
Peci ia 'merr' zyrat e AAK-së Ramush Haradinajt: Më në fund i janë kthyer ministrisë 600 metra katrorë

Se i kanë kthyer 600 metra katrorë të një objekti në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë në pronësi të kësaj ministrie, ka njoftuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se së shpejti do t’i fillojnë renovimet në këtë objekt, teksa ka qëndruar në këtë objekt.

“I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë! Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen  Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit. Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023”, thuhet në njoftimin e tij.

Në këtë objekt më parë ishin zyret e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).


(Kosova Sot Online)