Szunyog reagon për vendimin e institucioneve të Kosovës

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 17:02
Szunyog reagon për vendimin e institucioneve të Kosovës

Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, ka reaguar në “X” për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha tabelave të shënuara në qirilicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Szunyog iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojmë një proces të tillë vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Me nismën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të #Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, ka shkruar Szunuyog.

Ai ka thënë se kjo nënkupton që të merren parasysh komunitetet e prekura.


(Kosova Sot Online)