Peci godet AAK-në e Ramush Haradinajt: Shihemi të hënën matrapazë

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 17:40
Peci godet AAK-në e Ramush Haradinajt: Shihemi të hënën matrapazë

Sot kanë pasur një polemikë në distancë mes vete, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pasi që ministri Peci sot ka qëndruar në objektin ku gjenden edhe zyrat e AAK-së dhe nga aty ka shkruar se “ia rikthyem mbi 600 metra katrorë ministrisë së Bujqësisë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga AAK kanë reaguar duke thënë se partia ka kontratë me ministrinë e Bujqësisë të cilës i paguan qira për 569 metra katrorë, duke shtuar se nuk përfshihet bodrumi dhe as kati i dytë, që sipas AAK-së janë të mbyllura dhe në gjendje të rëndë.

 Pas akuzave të AAK-së se Peci po manipulon në mënyrë ordinere, ka reaguar përsëri vetë ministri. Peci ka publikuar dy foto nga brendësia e objektit, ku shihen disa plisa dhe në një kënd shihet edhe një poster i AAK-së.

Ministri Peci ka thënë se fotografitë “dëshmojnë se kush janë manipulantët dhe matrapazët”, dhe ka paralajmëruar duke thënë “shihemi të hënën”.

(Kosova Sot Online)