Vuçiq takon Lajçakun, ankohet sërish për situatën e serbëve në Kosovë

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 20:15
Vuçiq takon Lajçakun, ankohet sërish për situatën e serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Alekander Vucic, ka njoftuar për takimin që sot ka pasur me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Siç ka shkruar Vuçiq në “instagram”, në takim kanë folur për atë që Vuçiq e ka cilësuar si “situatë të padurueshme” të serbëve ne Kosovë.

Presidenti serb ka thënë se në takim kanë shqyrtuar mundësitë dhe temat për të vazhduar diskutimet në Bruksel si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të raporteve.

Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri për çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, ka shkruar Vuçiq pas takimit.

(Kosova Sot Online)