Ambasada amerikane bën një përmbledhje të vizitës së Escobarit

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 10:26
Ambasada amerikane bën një përmbledhje të vizitës së Escobarit

Ambasada amerikane në Prishtinë përmblodhi vizitën e emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpriti Zëvendësndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për një vizitë në Kosovë këtë javë, ku u takua me liderët kosovarë, opozitën, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave për t’i dhënë mbështetje çuarjes përpara të disa çështjeve urgjente”, shkruan ambasada.

Gjithashtu, ajo përmend edhe ‘sfidat’ aktuale në marrëdhëniet dypalëshe, por zotohet se mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e palëkundur.

“Siç theksoi Zëvendësndihmës Sekretari Escobar, përderisa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe aktualisht, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”.

(Kosova Sot Online)