E mitura në Zubin Potok largohet nga shtëpia, më vonë lajmëron nënën se është martuar

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 11:13
E mitura në Zubin Potok largohet nga shtëpia, më vonë lajmëron nënën se është martuar

Një person ka ka raportuar se vajza e tij e mitur nga data 11.03.2024 ishte larguar nga shtëpia dhe më vonë ka treguar se është martuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur në Zubin Potok.

“Zubin Potok 11.03.2024 – 14:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur nga data e lart-cekur ishte larguar nga shtëpia, më vonë kishte lajmëruar nënën e saj se ishte martuar me një person të moshës 21 vjeç. Lidhur me rastin, pas është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)