Tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë, arrestohet 38-vjeçari

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 13:03
Tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është arrestuar, pasi tentoi të vriste nënë e bir, për motive të dobëta, duke i përplasur me automjet, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

“Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)