VV për “Trazirat e Marsit”: UNMIK e KFOR s’reaguan kur serbët gjuajtën protestuesit paqësorë

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 13:55
VV për “Trazirat e Marsit”: UNMIK e KFOR s’reaguan kur serbët gjuajtën protestuesit paqësorë

Lëvizja Vetëvendosje ka kujtuar ngjarjen tragjike të 20 vjetëve më parë kur tre fëmijët në Çabër të Mitrovicës humbën jetën në lumin Ibër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo ngjarje e përshkruar si më lart, Vetëvendosje thotë se është shkruar asokohe edhe në raportin e prokurorit amerikan të UNMIK-ut, Robert Dean, por, shton, për të nuk është ndarë kurrë drejtësi.

Vetëvendosje akuzon policinë e UNMIKU-ut dhe KFOR-it për mosreagim kur protestuesit paqësorë e shqiptarët u gjuajtën me armë nga kriminelë në pjesën veriore.

“Drejtësia për ngjarjen tragjike, vrasjen e tre fëmijëve e më pas edhe e qytetarëve të tjerë, ende nuk është vënë”.

Vetëvendosje thotë se do të kërkojë drejtësinë e munguar për këto krime.

(Kosova Sot Online)