Deputeti gjerman: E pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në KiE, është e padrejtë

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 14:20
Deputeti gjerman: E pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në KiE, është e padrejtë

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka kritikuar SHBA-në se po i vendos ekstra kritere Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet përfundimisht të përfundoj.

Tutje, ai shtoi se kjo nuk është fer dhe është e padrejtë.

“Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet përfundimisht të përfundoj. S’është fer dhe është e padrejtë. Këshilli i Europës dhe shtetet anëtare ulën në ulësen e shoferit – jo SHBA”.

(Kosova Sot Online)