Szunyog viziton Galerinë Kombëtare, flet për mbështetje në kulturë

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 14:38
Szunyog viziton Galerinë Kombëtare, flet për mbështetje në kulturë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka vizituar hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe ekspozitat aktuale, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Të shijosh artin është gjithmonë një pushim i mirëpritur gjatë një jave të ngarkuar si kjo”, ka shkruar ai.

“Ne folëm edhe për mbështetjen e Shtëpisë së Evropës për aktivitete kulturore në Kosovë”, ka shkruar shefi i zyrës së BE-së.

(Kosova Sot Online)