Mblidhet VV-ja, drejtuesit e qendrave e pyesin Kurtin për situatën politike

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 15:46
Mblidhet VV-ja, drejtuesit e qendrave e pyesin Kurtin për situatën politike

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një mbledhje me qendrat e saj ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njofton kjo parti, në fillim të mbledhjes nga kryeministri Kurti sekretari organizativ, Alim Rama, është diskutuar mbi “dinamizimin e aktiviteteve me bazë komunitetin, opozitarizmit në Kuvendet Komunale dhe në komuna në përgjithësi, anëtarësimeve të reja në qendra, e po ashtu edhe funksionalizimin e trupave organizative të brendshme zgjedhore”.

Tek situata politike u diskutua mbi punët që po vijojnë dhe planifikimet e mëtutjeshme, për të cilat foli Kryeministri Kurti

Ndërkaq, drejtuesit e qendrave kanë ngritur për diskutim edhe çështjet politike, për të cilat ka folur Kurti.

(Kosova Sot Online)