Raportohet për vjedhje të rëndë në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 17 March 2024 - 09:28
Raportohet për vjedhje të rëndë në këtë vend të Kosovës

Ankuesi mashkull kosovar në Ferizaj ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë marrë një armë me 50 fishekë, para të gatshme dhe stoli ari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“VJEDHJE E RËNDË-  Ferizaj / 16.03.2024-18:20.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një armë me 50 copë fishekë për të cilën posedon leje, para të gatshme  dhe një  sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.”

(Kosova Sot Online)