Lëndohet një person në Prishtinë

  • A.P /
  • 17 March 2024 - 10:28
Lëndohet një person në Prishtinë

Raportohet se një person është therur me mjet të mprehtë (thikë), të shtunën e 16 marsit në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se tashmë është arrestuar i dyshuari i cili është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Prishtinë / 16.03.2024 – 02:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)