Pas ndërhyrjes në zemër Ganimete Musliu ka filluar të mirëpret vizitorë

  • A.P /
  • 17 March 2024 - 12:28
Pas ndërhyrjes në zemër Ganimete Musliu ka filluar të mirëpret vizitorë

Një ndërhyrje kirurgjike në zemër që kishte para një muaji, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka kaluar me sukses, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajp tashmë duket mirë me shëndet dhe ka filluar të pret edhe vizitorë.

Në një foto që e ka postuar një bashkëvendës i saj nga Skenderaj, Musliu duket e qeshur dhe pa ndonjë shqetësim.

Kujtojmë deputetja Musliu kishte njoftuar se ndërhyrjen kirurgjike e ka bërë në Gjermani.

“Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë. Sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve, kështu që shpresoj që kjo gjendje të përmirësohet dhe askush të mos detyrohet t’i nënshtrohet procedurave të shërimit jashtë vendit”, ka shkruar deputetja.

Image

(Kosova Sot Online)