Vuçiq: Do ta ndryshojmë qasjen në dialog pasi na mashtruan disa të ashtuquajtur miq

  • A.P /
  • 17 March 2024 - 13:03
Vuçiq: Do ta ndryshojmë qasjen në dialog pasi na mashtruan disa të ashtuquajtur miq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se pret “vetëm lajme të këqija” për vendin e tij dhe se Serbia do ta ndryshojë qasjen në dialog me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë do të shpjegoj se si na mashtruan, ku dhe si na kanë gënjyer disa të ashtuquajtur miq, e shumë të tjerë, dhe kjo ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE)”, tha Vuçiq.

Vuçiq, duke folur për anëtarësimin e Kosovës në KE, tha se “ne u thamë atyre se çfarë do të ndodhte nëse kjo do të ndodhte. Sepse mendojnë se kanë të drejtë ta interpretojnë marrëveshjen në mënyrë të rreme, jo në mënyrë të gabuar apo si të duan, por në mënyrë të rreme”.

“Do të jetë shumë e vështirë për ne, sepse synimi i dikujt është që ta shtyjë popullin serb sa më larg Kosovës”, shtoi ai.

“Mund të zbatosh gjithçka me force, por duhet të pranosh që e ke zbatuar me force. A do të duhet të pranojmë ndonjëherë, është e mundur, por do të jetë e qartë se nuk ka një pajtim për këtë dhe se e keni zbatuar me force. Do të flasim në një mënyrë tjetër. Jemi gjithmonë të gatshëm të dialogojmë, por tani me një qasje tjetër. Ne nuk jemi më budallenj”, theksoi Vuçiq.

(Kosova Sot Online)