Kurti: Nga jugu në veri me shumë punë e projekte

  • A.P /
  • 17 March 2024 - 14:29
Kurti: Nga jugu në veri me shumë punë e projekte

Kryeministri Kurti ka publikuar një video në Facebook, e cila tregon për disa nga aktivitetet që ai ka pasur gjatë kësaj jave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka përmendur testimin e shpejtësisë së internetit të “Valës” në Veri, nisjen e rrugëve ndërkufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, kamionët ushtarakë që iu shtuan FSK’së etj.

“Javë e mbarë me shumë punë të mira. Nga interneti e rrugët e reja që na lidhin me veriun te investimet shtesë në FSK. Vazhduam në Prizren me transformimet në shëndetësi e investime në fabrikën e ujit në Gjilan. Pa harruar edhe nisjen për herë të parë të rrugëve ndërkufitare që na lidhin me Shqipërinë. Nga jugu në veri me shumë punë e projekte”, ka shkruar Kurti.


(Kosova Sot Online)