Kallas: Putini ka frikë nga lufta me NATO-n

  • A.P /
  • 17 March 2024 - 17:07
Kallas: Putini ka frikë nga lufta me NATO-n

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas i ka thënë BBC-së se presidenti rus, Vladimir Putin ka “frikë” nga lufta me NATO-n, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo e ka përshkruar presidentin rus si “shumë të mirë në mbjelljen e frikës brenda shoqërive tona”.

Ajo gjithashtu thotë se kërcënimet e tij për veprim bërthamor duhet të merren seriozisht.

 “Ne gjithashtu duhet të mendojmë se nga çfarë ka frikë Putini dhe ai në fakt ka frikë të shkojë në luftë me NATO-n, kështu që ai nuk e dëshiron këtë”, tha ajo.


(Kosova Sot Online)