Osmani: Në 2 vitet e fundit, kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rus, i kam shpallur persona non grata

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 08:37
Osmani: Në 2 vitet e fundit, kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rus, i kam shpallur persona non grata

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka treguar se sa diplomatë rus ka dëbuar brenda 2 viteve të mandatit të tij si kryediplomat, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani lavdërohet se brenda mandatit të tij si ministër i Jashtëm, ka larguar nga RMV-ja 17 diplomatë rusë.

Osmani ka thënë se i ka zënë drejtpërdrejt duke komunikuar me njerëz nëpër institucione të rëndësishme.

“Vetëm në 2 vitet e fundit, kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rus, i kam shpallur persona non grata. A e dini pse i kam shpallur? Sepse i kam zënë drejtpërdrejt duke komunikuar me njerëz nëpër institucione të rëndësishme”, ka thënë mes tjerash ministri Osmani

(Kosova Sot Online)