Bislimi dhe Petkoviq nesër takohen në Bruksel

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 11:09
Bislimi dhe Petkoviq nesër takohen në Bruksel

Nesër do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Para pak ditësh zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se në Bruksel për të martën janë ftuar shefat e delegacioneve nga të dy vendet; Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviq nga Serbia.

Në këtë takim do të flitet me theks për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që dinari serb të mos përdoret si mjet pagesave.

“Siç e kemi thënë nga takimi i parë, që ishte i dedikuar për vendimin e BQK-së, duhen më shumë bisedime”, ka thënë Stano.

(Kosova Sot Online)