Ambasada e ShBA-së në Kosovë hap konkurs punësimi për këto pozita

  • S.A /
  • 18 March 2024 - 12:08
Ambasada e ShBA-së në Kosovë hap konkurs punësimi për këto pozita

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka hapur konkurs punësimi për disa pozita, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas njoftimit të Ambasadës së ShBA-së, pozitat për të cilat kërkohen punëtorë janë: mirëmbajtës i pajisjeve mekanike, kopshtar mbikëqyrës, agjent i prokurimit dhe kopshtar, transmeton "Kosova Sot Online".

Për t’u bërë pjesë e ekipit të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, mund të aplikoni në faqen e Ambasadës.

Aplikimi është i hapur deri më 29 mars.

(Kosova Sot Online )