Faton Peci i jep ultimatum AAK-së që objektin ta liroj në afat prej 180 ditësh

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 12:55
Faton Peci i jep ultimatum AAK-së që objektin ta liroj në afat prej 180 ditësh

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, para pak kohësh njoftoi se kanë rikthyer rreth 600 metra katrorë në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë, ku është e vendosur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Peci i ka dhënë ultimatum AAK së që t’i lirojë zyret ku është e vendosur në afat prej 180 ditësh nga dita e njoftimit të kësaj shkrese, përkatësisht 19 marsi 2024 deri me datë 20 shtator 2024.

Tutje, në njoftim thuhet se Ministria e Bujqësisë këtë objekt do ta shfrytëzoj për nevoja të saj publike në përputhje me fushë veprimtarinë e saj që e ushtron.

” Ministria e Bujqësisë kërkon nga qiramarrësi AAK që objektin ta lirojë në afat prej 180 ditësh nga dita e njoftimit të kësaj shkrese, përkatësisht 19 marsi 2024 deri me datë 20 shtator 2024.

Lirimi i objektit kërkohët për shkak se Ministria e Bujqësisë këtë objekt do ta shfrytëzoj për nevoja të saj publike në përputhje me fushë veprimtarinë e saj që ushtron sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Bujqësisë .

(Kosova Sot Online)