Vëllai i Besar Nimanit, boksierit të vrarë në Gjermani: Kam gjet GPS-in në veturë

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 13:35
Vëllai i Besar Nimanit, boksierit të vrarë në Gjermani: Kam gjet GPS-in në veturë

Berat Nimani, vëllai i boksierit të vrarë në Gjermani, Besar Nimanit ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e këtij të fundit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nimani tregoi se edhe më parë Besari është sulmuar afër shtëpinë, nga persona të panjohur.

Po ashtu, ai tregoi se në veturën e të vëllait ka gjetur edhe GPS që ishte e ngjitur në magnet.

“Njëherë është sulmuar afër shtëpisë nga persona të panjohur. Unë e kam gjet GPS-in në veturë, që ishte e ngjitur në magnet edhe Besari e dërgon në polici, ai që të vendos GPS në veturë, ai nuk do diçka të mirë prej teje”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)