Borrell: Izraeli po provokon 'zi buke'

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 15:06
Borrell: Izraeli po provokon 'zi buke'

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se Izraeli po provokon zi buke në Gaza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një konferencë për ndihmën humanitare për Gazën në Bruksel, ai u shpreh se mijëra persona janë të prekur nga situata tragjike, ndërsa shtoi se uria po përdoret si armë lufte.

“Në Gaza ne nuk jemi më në prag të urisë, ne jemi në “zi buke”, gjendje e cila prek mijëra persona. Kjo është e papranueshme.

Uria po përdoret si një armë lufte. Kjo është e papranueshme. Uria përdoret si një armë lufte. Izraeli po provokon zi buke”, tha Borrell në hapjen e një konference për ndihmën humanitare për Gazën në Bruksel.

(Kosova Sot Online)