Ky është çifti nga ky vend i Kosovës që u gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 15:38
Ky është çifti nga ky vend i Kosovës që u gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, dy persona, burrë e grua, janë gjetur pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Drejtoria rajonale e Policisë së Gjakovës njoftoi përmes një komunikate për media se çifti u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”, thuhet në komunikatë.

Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në  vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, Policia thotë se “dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e  asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk nga një prizë elektrike”.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes””, thuhet në komunikatën e Policisë së Gjakovës.


(Kosova Sot Online)