Ky është i riu kosovar që vdiq tragjikisht në një aksident trafiku

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 15:58
Ky është i riu kosovar që vdiq tragjikisht në një aksident trafiku

Një person ka mbetur i vdekur, në një aksident trafiku në fshatin Skivjan në Gjakovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima që vdiq tragjikisht në këtë aksident është Besim Demaj, 25 vjeçar nga Dobrusha e Istogut.

Në këtë aksident kanë qenë dy automjete udhëtarësh.

Këto informacione i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për  pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar  në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

(Kosova Sot Online)