Osmani: Është e qartë se cila është pala që i shkel marrëveshjet

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 17:25
Osmani: Është e qartë se cila është pala që i shkel marrëveshjet

Presidentja, Vjosa Osmani ka kërkuar trajtim të barabartë të palëve në dialog, duke theksuar se Serbia vazhdimisht ka shkelur nenet e Marrëveshjes së Ohrit – e dakordur një vit më parë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi

“Është e qartë se cila është pala që i shkel marrëveshjet”, ka theksuar Osmani.

“Serbia ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje që qartë i kërkon të mos shkel integritetin territorial të Kosovës, që ta njeh subjektivitetin ndërkombëtar, mos të votoj kundër Kosovës për anëtarësi në organizata ndërkombëtare, mos të përdorë dhunë në relacionet shtetërore e shumë e shumë të tjera”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)