Haziri: Mes Kosovës dhe SHBA-së është krijuar një raport mosbesimi

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 18:08
Haziri: Mes Kosovës dhe SHBA-së është krijuar një raport mosbesimi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shprehur shqetësimin e tij për marrëdhëniet e vendit me aleatët, specifikisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haziri tha se mes Kosovës dhe SHBA-së është krijuar një raport mosbesimi.

Ai tha se Kosova asnjëherë më parë nuk është përballur me një situatë të tillë.

“Sjellja e tyre është arrogante. Ende jetojnë në 14 shkurtin e vitit 2021”, tha Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

(Kosova Sot Online)