Kurti: Kurrë nuk kam menduar që do të bëhem deputet se lëre më kryeministër

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 08:18
Kurti: Kurrë nuk kam menduar që do të bëhem deputet se lëre më kryeministër

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti ka qenë mysafir në podkestin The Rest is Politics (Pjesa tjetër është politikë) që është në kuadër të Apple, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka folur edhe për rrugëtimin e tij politik.

“Gjithmonë e kam konsideruar veten aktivist politik. Unë kurrë nuk kam menduar që do të bëhem deputet në parlament se lëre më kryeministër”, ka thënë Kurti në podkest,

“Prandaj, këto të gjitha janë pasoja të veprimeve të mia dhe të rrethanave, por kurrë caku im”.

(Kosova Sot Online)