Vdes Xhavit Ferizi, ish-pjesëtar i UÇK dhe ish – truproje e Presidentit Hashim Thaçi

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 09:15
Vdes Xhavit Ferizi, ish-pjesëtar i UÇK dhe ish – truproje e Presidentit Hashim Thaçi

Ka vdekur Xhavit Ferizi (Raketa), truproja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar njerëzit e afërt me të ndjerin.

Milaim Cakiqi mik i ngushtë i ish-presidentit Thaci ka shkruar se Raketa e ka fituar cdo betejë, në luftë e në paqe. “Por, jo edhe betejën me kancerin. Do të më mungojnë shumë muhabetet e orëve të vona, Raketë. Do të na mungosh të gjithëve, vëlla! Fatkeqësisht, vdekja na ndau! U prehsh në paqe Xhavit FERIZI, mik i mirë dhe besnik!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)