Vdes ish-gazetari dhe zyrtari i MPJ-së

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 09:30
Vdes ish-gazetari dhe zyrtari i MPJ-së

Dje ka ndërruar jetë, ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për vdekjen e tij ka njoftuar familjari Ragip Rugova.

Ai do të varroset të enjten më Plavën e Malit të Zi.

“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën me datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndrroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjtën me 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielen me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00 Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena Të piklluarit: Babai Jakupi, bashkëshortja Mina, e bija Sena, i biri Rioni, motrat Selvija, Sofija dhe Arbnorja me familje, vëllai Agroni me familje si dhe familja dhe farefisi i gjërë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)