Aksident mes katër automjeteve në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 10:25
Aksident mes katër automjeteve në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Milloshevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.

Në këtë aksident janë shkatuar dëme materiale.

Ndërsa, me rastin është duke u marrur njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Njësiti i trafikut rajonal është duke u marr me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)