Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar se kjo do të ndodh

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 10:40
Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar se kjo do të ndodh

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sanduloviq në një reagim në “X” ka shkruar se ai kishte paralajmëruar vite më parë BE-në dhe SHBA-të se kjo do të ndodhte.

“Ata nuk më dëgjuan dhe besuan premtimet e tij të rreme për paqen në Kosovë dhe në Ballkan.Ata heshtën për vite të tëra për kriminalitetin e tij të dukshëm, vjedhjen e zgjedhjeve, marrëdhëniet me Putinin, Dodikun, Orbanin dhe diktaturën që po zbaton në Serbi.

Tani ata morën rezultatin e naivitetit dhe mungesës së interesit për atë që unë ofroja dhe prezantoja”, ka thënë Sanduloviq.

(Kosova Sot Online)